Fushata, LSI: Zoti na zgjodhi të parët. Mediu: Taksa e sheshtë 9%

22/06/2017 00:00

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim elektoral në Cërrik, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të qarkut Elbasan.

Në fjalën e saj, nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ftoi të pranishmit që më 25 qershor të votojmë këtë forcë politike, si një shans për rininë shqiptare.

“Vota për LSI-në është një shans për gruan, një shans për familjen. Zoti e zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, ia dha shenjën shqiptarëve pse duhet të votojnë LSI-në”, tha Kryemadhi.

Mediu, fushatë në vorë: Taksa e sheshtë 9%

Fatmir Mediu ishte në një sërë takimesh në bashkitë Vorë dhe Kamëz, ku u bëri thirrje banorëve të votojnë numrin 6 dhe mos ta shesin votën e tyre tek ata që kanabizuan vendin.

“Taksa e sheshtë 9 për qind. TVSH nga 20 në 15 për qind. Tatimi zero dhe kjo u vjen në ndihmë 1.2 milion qytetarëve. Kjo është Republika e re që pushtetin jua kthen juve, popullit”, tha Mediu.

Gjinushi: PS gaboi. U përsërit gabimi i vitit 2009

Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, në takimin e radhës elektoral ka deklaruar se Partia Socialiste ka gabuar në strategjinë e saj, duke bërë që të përsëritet sipas tij gabimet e së kaluarës.

“Lidershipi socialist ka gabuar në taktikat elektorale. Gaboi në 2009-n dhe në 2013-n. Gjithëkush që ka shprehur keqardhje për mospërfaqësimin e PSD në këto 4 vjet duhet të votojë për numrin 9 më 25 qershor”, tha Gjinushi.

Blushi, takime në Babrru: Prona, nuk u zgjidh

Ben Blushi ishte në zonën e Babrrusë, në periferi të Tiranës. Gjatë bisedave me banorët ai premtoi ndalimin e funksionimit të ligjit të pronave dhe akuzoi sërish Edi Ramën.

“Nuk ta japin pronën këta. Këta po marrin peng pronat e gjithë Shqipërisë. Këta nuk e kanë zgjidhur problemin e pronave për shkak të korrupsionit dhe nuk kanë për ta zgjidhur”, tha Blushi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta