
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, vlerësoi edhe përkrahjen e madhe që i ka dhënë kryeministri Edi Rama, në realizimin e projekteve të bashkisë.
“Unë isha më fatlum pasi e kisha Edin Kryeministër, ndërsa Edi kishte Saliun. Në këtë sens, unë e kisha vetëm një telefonatë larg, kur vinte puna për disa projekte të rëndësishme siç është unaza e vogël”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës, iu drejtua qytetarëve të Tiranës edhe me mesazhin për votën ndaj Partisë Socialiste.
“E vetmja lutje që kam për njerëzit është, nëse ka mirënjohje për këtë punë, të më bëjnë vetëm një nder. Duke votuar PS-në dhe Edi Ramën, më kanë bërë me krahë, që të ecim më shpejt në punët që kemi bërë”, u shpreh Erjon Veliaj.
Top Channel