Pretenca për grupin e trafikuesve të klandestinëve

21/06/2017 00:00

Prokuroria për Krime të Rënda dha pretencën për 9 të pandehurit për trafik klandestinësh.

Nëntë personat akuzohen se trafikonin refugjatë sirianë e afganë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Nga 6 vjet e 8 muaj burg për Ilirjan Mizën, Erigen Bezon, Julian Shahollin dhe L. Jaçellarin; nga 6 vjet burg për Arsen Çekiçin dhe Vasil Koburjen, nga 5 vjet e 4 muaj burg për Genci Jazxhi dhe Elton Kupën.

Refugjatët që trafikoheshin merreshin nga kampet greke e grumbulloheshin në Korçë. Të pandehurit mendohet se kanë trafikuar 97 refugjatë sirianë e afganë kundrejt pagesës.

Top Channel