“Bjondi” sekuestron 700 gr heroinë, 2 në pranga

21/06/2017 00:00

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Bjondi” duke goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta.

700 gram heroinë janë sekuestruar në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej 3 muajsh me metoda speciale të hetimit nga sektori për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Fierit.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë edhe i dy personave, Emiljano Peçi, 32 vjeç dhe Blendi Rushi, 38 vjeç, të cilët do të përballen me akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit fizik, Blendi Rushit iu gjet 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe gjatë kontrollit në banesën e Emiljano Peçiz u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e ndarë në disa doza.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 700 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë si dhe 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen në doza të kësaj lënde.

Top Channel