Basha: Plani im, për ekonominë e qytetarëve

21/06/2017 00:00

Lulzim Basha ka takuar sot dhjetra qytetarë në Rrëshen dhe Rubik gjatë ecjes në rrugët e qyteteve.

Basha ka sqaruar tregtarët e vegjël dhe të papunët e shumtë që plani i tij do të ndezë ekonominë e vendit, do të sjellë para në xhepat e shqiptarëve, do të rrisë konsumin, prodhimin dhe do të krijojë vende pune. “Sepse unë do të kem prioritetet e duhura”, u tha Basha banorëve.

“Paratë do të shkojnë për rritje pensionesh, për rritje rrogash, për investime që sjellin punësim, për mbështetje për fermerët, për stazhe për të rinjtë. Paratë nuk do të çohen dëm për pllaka e fasada dhe nuk do të shkojnë tek një grusht njerëzish që janë miqtë e kryeministrit”, ka theksuar Basha.

Kreu i PD-së u ndal tek një lajmërim në qendër të qytetit të Rubikut që tregon se kur vjen uji. Ndërkohë, në Rrëshen po hidhen mbi 2 miliardë lekë për fasadat, sipas PD-së.

Gjatë takimeve, Lulzim Basha është ndalur, ka biseduar dhe ka bërë fotografi me fëmijë. Një nga pikat më të forta të planit Basha është shndërrimi total i shkollave, në një model europian, që ato të funksionojnë deri në orën 16.00, e ku shteti paguan drekën për fëmijët.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta