“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen “Informacione për gati 200 milionë shtetas amerikanë janë hedhur aksidentalisht ‘online’ në fillim të muajit”, thonë mediet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa incidenti raportohet vetëm tani.
Bashkë me të dhënat personale, në rrjet kanë përfunduar edhe opinionet politike të këtyre njerëzve, që përbëjnë gati 62% të të gjithë popullatës në SHBA.
Gabimi i faturohet një shoqate marketingu të punësuar nga Komitetit Kombëtar Republikan, “Deep Root Analytics”.
Edhe pse dihet që partitë në vend mbledhin detaje mbi votuesit, kjo sipas BBC-së përbën shkeljen më të madhe deri tani në raport me të dhënat zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.
Vet firma mediatike e ka pranuar se të dhënat e ekspozuara kanë qenë në zotërimin e saj. Incidenti u zbulua nga analisti i rrezikut kibernetik Chris Vickery, i cili thotë se kushdo që e ka internetin të lidhur mund të hynte në bazën e të dhënave të votuesve, të përdorur nga republikanët në zgjedhjet presidenciale.
Serveri i “Deep Root” ka qenë publikisht i aksesueshëm nga data 1 deri më 12 qershor. Të dhënat e shfaqura aty përfshijnë edhe adresat e shtëpive të votuesve, ditëlindjet, numrat e telefonit e opnionet e tyre mbi çështjet politike.
Firma nuk mendon se sistemi i saj është sulmuar në mënyrë pirate gjatë asaj periudhe kohe, ndërsa garanton se janë marrë të gjitha masat për të parandaluar rrjedhje të tjera informacioni.
Top Channel