SHBA, mesazh të rinjve: Mos votoni me inat. Mos e shisni votën!
20/06/2017 00:00
Në një mesazh drejtuar të rinjve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u bën thirrje atyre të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit.
Me një video të postuar në faqen e saj në Facebook, e përmes zërit të disa të rinjve shqiptarë, Ambasada amerikane synon ndërgjegjësimin e brezit të ri mbi rëndësinë e votimit.
Mesazhi i Ambasadës amerikane është që të mos shitet vota, pasi – siç thuhet në mesazh, – kjo do të përkthehej në shitjen e së ardhmes.
Top Channel