Refuzimi i lejes për tubim, Mandija: Hetim kryebashkiakut të Vlorës
20/06/2017 00:00
Pas shqetësimeve të këshilltarëve bashkiakë të LSI-së në Vlorë për mosmarrjen e lejes per akvitete elektorale ne sheshin e Flamurit, zëvendës kryeministria Ledina Mandija ka kërkuar nisjën e hetimeve për kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Sipas zonjës Mandija, ekziston dyshimi i bazuar se me veprimet dhe mosveprimet e tij, Leli ka shkelur ligjin për tubimet dhe vetëqeverisjen vendore, duke konsumuar veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “pengimit të subjekteve zgjedhore”.
Kërkesa e zv.kryeministres Mandija drejtuar prokurorisë ka ardhur në cilësinë e kryetares së task forcës së posaçme për mbikëqyrjen e administratës shtetërore gjatë periudhës paralektorale.
Top Channel