
Policia vazhdon kontrollet dhe monitorimin nga toka, por edhe ajri, për goditjen e veroimtarive kriminale për kultivimin e kanabisit. Policia ka kryer operacione të imtësime në zonat juglindore të vendit me anë të helikopterit.
Në këtë kuadër janë monitoruar dhe kontrolluar nga ajri zonat si më poshtë :
Rrethi Korçë : Sheshet e Punmirës, zona e Lekasit, Arat e Kishës, Sheshet e Xerjes, mali i Bakulit, vendi Ara e Dhorit, në drejtim të Voskopojës , poshtë antenave në malin e Voskopojës, pjesa perëndimore e fshatit Voskopojë duke kaluar në drejtim të Gjergjevicës, zonën e Vithkuqit , pjesa perendimore e këtij fshati, Treskë.
Rrethi Maliq: Lugina e Devollit, Gorë, zonat malore në fshatrat Babjen–Qenckë, Moçan– Selce- Lozhan i Ri, mbi fshatin Osojë, Mali i Osojës, Ara e Kuqe.
Rrethi Kolonjë : Qinam, Radovickë, Orgockë, Kurtes, Zharkanj, Pyjet e Barmashit , zona e malore e Gramozit, Qafa e Kazanit
Rrethi Devoll: Nikolicë-Pyjet e Dardhës, Zona e Devollit, pjesa lindore e vargmalit të Moravës, Sinice, Qytezë, Masivi Pyjor në drejtim të fshatrave Bradvicë ,Grapsh Hoçisht, Gracë – Stropan – Eçmenik, Vranisht, Bickë- Cangonj-Pjesa perëndimore e Moravës mbi fshatrat Zëmblak – Plasë.
Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike.
Operacioni i monitorim -kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.
Top Channel