Në një takim të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kavajë, Ilir Meta deklaroi se do të nisë vettingu “për faqeziun që e mbuloi vendin me drogë”.
“Flet për vetting, por e mbuloi Shqipërinë me drogë; ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe transparenca; nuk ka lidhje me të majtë apo të djathtë, por vetëm me tepsinë dhe kusinë e tij; nuk la trafikant pa futur në Parlament dhe bën moral për drejtësi”, tha Meta, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
Presidenti i zgjedhur shtoi se oligarkëve u kanë mbetur edhe 5 ditë, e më pas i pret opozita. “Edhe 5 ditë dhe oligarkët, ata që marrin vendime pas shpinës së qytetarëve, ata që marrin koncensionet dhe pasuritë publike, ata që nuk japin kurrë llogari dhe nuk marrin përgjegjësi, do të ikin në opozitë”, theksoi Meta.
“Beteja jonë për të realizuar pranverën e dytë demokratike në Shqipëri është e pakthyeshme. Uragani i demokracisë është i pandalshëm. Rinia e ka vendosur: Shqipëria nuk do të jetë më e oligarkisë”, u shpreh Meta.
Top Channel