Fushata 2017, kandidatët takime me elektoratin

19/06/2017 00:00

Fatmir Mediu ishte në Domje, ku prezantoi planin ekonomik të Republikës së Re dhe vëmendjen që do i rikthehet produkteve bujqësore vendase.

“Shumica e prodhimeve tona konkurrohen nga tregjet rreth e rrotull. Në pjesën më të madhe të tyre janë monopole dhe prodhime të pakontrolluara. Ne do të kërkojmë që të ketë një politikë doganore që stimulon prodhimet vendase. Pra, ju ftoj juve që në datën 25 të votoni numrin 6, Partinë Demokratike, për t’i kthyer pushtetin banorëve të Domjes dhe mbarë Shqipërisë”, tha Mediu.
 
PDIU: Punësim të rinjve

Nga Lezha, Shpëtim Idrizi cilësoi si problemin madhor punësimin e të rinjve, i munguar në programin e partive të tjera.

“Një problem shumë i madh është punësimi i të rinjve. Është i vetmi vend në botë që njerëzit nuk duan të punësohen në sektorin privat, por duan akoma që të shkojnë në shtet. Pse? Akoma pas 27 vjetësh shteti ngelet punësuesi më i madh dhe i benefiteve më të mëdha. Sepse partitë politike në Shqipëri nuk dallohen nga programi. Në 25 qershor duhet të bëjmë ndryshimin duke votuar Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, duke votuar numrin 13, duke votuar Zef Doçin”, tha Idrizi.

Arsimi, premtimi i LIBRA-s

“Mua më erdhi tjetri mbrëmë për të më vrarë. Njoftova policinë, por nuk e vrau mendjen fare”, i tha Ben Blushit një banor.

“Ngaqë policisë i ka dhënë urdhër Edi Rama që të mbledhin vota me dhunë”, ishte përgjigjja e Blushit.

Nga Elbasani, Blushi bëri edhe një premtim për studentët e masterit: “Gati 1 milion e gjysmë në vit. Kur të vijmë ne, ose do ta zerojmë ose do ta reduktojmë për familjet në nevojë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA