LSI kërkon shkarkimin, Çako “sms” drejtuesve të policisë

18/06/2017 00:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako i sulmuar drejtpërdrejt nga Lëvizja Socialiste për Integrim, i ka dërguar një telegram të gjithë drejtuesve qendrorë dhe vendorë të uniformave blu.

Kjo pasi intensiteti i aktiviteteve dhe i incidenteve me motive politike duket në rritje.

Çako u kërkon vartësve angazhim maksimal në zbatim të ligjit për Policinë dhe Kodin Zgjedhor, të ruhet gjakftohtësia në komunikim dhe etika policore, si dhe në të gjitha rastet të njoftohen Prokurorët e rretheve gjyqësore.

Top Channel