Të jesh qytetar nuk do të thotë thjesht të jetosh në qytet, por sjellja individuale të cilëson të tillë.

Jo pakkujt mund t’i ketë ndodhur të jetë ndeshur me njerëz që lënë plehrat në rrugë dhe për këtë nuk na e ka fajin as qeveria dhe as bashkia, pavarësisht nga cila forcë politike drejtohet. 

Po kaq sa individët, abuzojnë edhe bizneset, punonjësit e të cilëve nuk mundohen të shkojnë deri tek kazanet e mbeturinave. Dhe nuk bëhet fjalë për periferi, ku as atje nuk duhet të ndodhë, por në zemër të kryeqytetit, pranë Ministrisë së Jashtme. Në Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit në bashki thonë se ka ankesa dhe nga qytetarët.

Rudina Hoxha, drejtore e AKM-së, shprehet: “Ankesat realisht që janë të shumta. Ne e kemi të përcaktuar nivelin e gjobës: 2 mijë lekë për individët dhe 5 mijë lekë për personat juridikë”.

Policia Bashkiake dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë vendosur gjoba edhe për individë të tillë që ndosin ambientin.

“Po ta krahasojmë me një vit më përpara, numri i gjobave ka rënë, por përsëri ka zona problematike”, shton Hoxha.

Për individin e punësuar, gjoba shkon në llogarinë e tij,  ndërsa për një të papunë, ai shoqërohet në komisiariatin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA