Çuçi në Athinë: I pabesueshëm qëndrimi i Metës
18/06/2017 00:00
Në takim me emigrantët shqiptarë në Greqi, kandidati për deputet në qarkun e Gjirokastrës Bledi Çuçi tha se emigrantët janë të parët që ndjejnë pasojat e konfliktit potencial që mund të ndodhë mes Shqipërisë e Greqisë.
Çuçi komentoi deklarimet e presidentit të zgjedhur Ilir Meta, kundër kryeministrit Rama.
“Për mua është e pabesueshme që Presidenti i zgjedhur të fajësojë kryeministrin e vendit sepse ai ka guxuar, dhe është i vetmi që ka guxuar, të flasë hapur për problemet e mbartura dhjetëra vjeçare që ne kemi me vendin fqinj”, u shpreh Bledi Çuçi.
Ai u tregoi emigranteve shqiptare në Athinë se ishte Edi Rama që kërkoi votën unanime të socialisteve për të zgjedhur ilir Metën, President.
Top Channel