Basha: Po ta dëgjosh çfarë thotë, as Edi Rama nuk voton për Edi Ramën

18/06/2017 00:00

Lulzim Basha ka komentuar sot pasdite me banorë të Devollit, deklaratat e Edi Ramës nëpër mitingje, i cili akuzon e fajëson sistemin e këdo, dhe kërkon edhe më shumë pushtet, sikur të kishte mbërritur sot në Shqipëri për herë të parë.

“Po ta dëgjosh se çfarë thotë me akuzat që bën, i bie që as Edi Rama nuk e voton Edi Ramën. Sepse përgjegjës për korrupsionin, për abuzimin me pushtetin, për mosmbajtjen e premtimeve, për varfërinë për gjendjen e rëndë të vendit, është një dhe vetëm një, Edi Rama, ai që qeverisi dhe kishte gjithcka nën kontrollin e tij në 4 vite”, u shpreh Basha.

Basha citoi shifrën tronditëse të Gallup që thotë se 56 % e shqiptarëve duan të ikin dhe kjo është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Top Channel