
Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaron se asnjë tentativë nuk e frikëson këtë forcë politike nga fitorja e madhe më 25 qershor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi thotë se kanë mbetur edhe 9 ditë nga fitorja e uraganit dhe sipas saj, frika e falangave të krimit në Policinë e Shtetit ka nisur të godasë militantët dhe drejtuesit e LSI-së.
“Çdo tentativë për të na frikesuar është e kotë, sikundër edhe njëherë i them Haki Drogës se është mirë të ndalojë kriminelët që lëvizin me makina policie dhe jo të dhunojë ata që rregullojnë muret e shtëpive të tyre. Të arrestojë të kërkuarit nga interpoli dhe jo të keqtrajtojë mbështetësit e LSI. Të arrestojë hajdutët e bankave, paratë e të cilave po i perdorin për fushatë, të fusë në burg trafikantët e kanabisit dhe krerët e policisë të përfshirë në këtë trafik. Por Haki Droga nuk e bën këtë, sepse i tmerruar nga mitingu i LSI, po përdor çdo mënyrë e çdo mjet për të goditur forcën e parë të zgjedhjeve të 25 qershorit. Duke harruar që e ka të kotë, sepse përballë të rinjve çdo intrigë apo sulm është vetëm një përpjekje qesharake dhe e dështuar. Sepse të rinjte e Shqipërisë besojnë te LSI, tek alternativa e saj dhe askush, sado kriminelë apo para të pisët të ketë grumbulluar nuk mund të përballet me forcën e tyre. Ndaj sot me shumë se kurrë uragani i fitores është në kulmin e tij i pashqetësuar nga cingërrimat e Haki Drogës dhe falangave të tij që do të marrin përgjigjen që meritojnë vetëm pas 9 ditësh”, shkruan ajo.
Top Channel