Kontroll edukatoreve në çerdhe

17/06/2017 00:00

Ky është viti i dytë që çerdhet dhe kopshtet e Tiranës do të jenë hapur edhe në verë. Vendim, që sipas bashkisë vjen si përgjigje për prindërit që punojnë pandërprerje.

Por si monitorohen edukatoret e çerdheve?

“Veç stafit parësor ka edhe një staf mbështetës, një mjek ose një punonjës social që analizon dhe verifikon sjelljet e fëmijëve apo edhe të edukatorëve”, thotë Zhaneta Beqiri, drejtore e Çerdheve në Bashkinë e Tiranës.

Megjithëse çerdhet private dhe kopshtet nuk kanë kaluar ende në kompetencë të plotë të bashkive, Bashkia e Tiranës ka marrë masa konkrete për të parandaluar çdo rast dhune në shërbimin publik

“Duke marrë shkas nga 2 ngjarjet e fundit ne kemi shtuar në rregulloren e institucionit që rastet e dhunës verbale, fizike apo të neglizhencës i dënojmë duke bërë edhe kallëzim penal. kjo është një masë e shtuar, por jo gjithçka”, thotë Beqiri.

Edhe sivjet, një nga kushtet për tu regjistruar në çerdhe është analiza e gjakut, sipas të cilës fëmijët me probleme kanë ushqime të veçanta

“Kur fëmijët rezultojnë të kequshqyer kanë dieta të veçanta, shtesë te mishi, perimet, qumështi”, sqaron ajo.

Aktualisht në çerdhet e Tiranës numërohen 2650 fëmijë, ndërsa në kopshte numri ka rënë deri në 3500. Po, cili është plani i Bashkisë për 2 vitet e ardhshme?

“Bashkia në 2 vitet e para është fukosuar te cilësia e shërbimit, infrastruktura në të ardhmen kemi prioritet shtimin e kapaciteteve të reja”, deklaron Zhaneta Beqiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA