“Bankomati”, një në pranga për grabitje

17/06/2017 00:00

Policia e Tiranes ka zbuluar një grup kriminal ,i cili operonte në grabitjen e bankomatëve të bankave të nivelit të dytë në qytete të ndryshme të vendit.

Si rrjedhojë e operacionit policor të koduar “Bankomati”, është arrestuar Ylli Gerra, 31 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa janë shpallur në kërkim tre bashkëpunëtorët e tij në këtë aktivitet kriminal.

Sipas hetimeve të policisë, personi i arrestuar dhe tre të shpallurit në kërkim janë autorë të 5 vjedhjeve në bankomatët në qytetet e Vlorës, Fierit, Gjirokastrës, Beratit dhe Tiranës.

Në cilësinë provave materiale, policia ka sekuestruar një automjet të markës “Nissan Yuke”, i cili rezulton i vjedhur në tetor 2016, në qytetin e Tiranës, dy pajisje prerëse metali me bombula gazi, si ato të saldimit si dhe disa komplete me vegla pune, të cilat dyhohet se shërbenin për hapjen e bankomateve.

Top Channel