Veliaj: Fokusi tek investimet në periferi

16/06/2017 00:00

Pas investimeve të mëdha në kryeqytet, fokusi do të jetë periferia. Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se në dy vitet në viijim do të përmirësohet infrastruktura në ish-komunat, që tashmë janë pjesë e bashkisë së madhe.

“Ju e dini fare mirë se si ka shkuar vlera e tokës gjatë kësaj periudhe, ku vetëm falë faktit që ne kemi investuar në këtë komunitet, vlera e pronës është rritur disa herë. Plani është që të vazhdojmë me këtë ritëm, madje do të punojmë akoma më shumë në periferi, në nivel fshati, njësoj si çdo familje, e cila pasi mbaron së rregulluari me dhomën e pritjes, nis nga puna për dhomat e tjera të shtëpisë. Ky është plani edhe për Tiranën”, shtoi Veliaj.

Një nga investimet që përmendi Kryebashkiaku Veliaj është dhe ajo te zona e Bregut të Lumit, ku Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e 18 rrugëve, 1 shkollë, 1 kopsht dhe një çerdhe, ndërsa ka nisur puna edhe për shumë projekte të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA