Turistët, më shumë hotele. Agjensitë: Të përmirësohet shërbimi

16/06/2017 00:00

Numri i turistëve në Tiranë është rritur dhe nuk janë më vetëm nga vendet e Europës lindore. Ata vizitojnë objektet historike dhe sheshin Skënderbej. Ndërkohë operatorët turistikë thonë se ka nevoje për kapacitete shtesë në hoteleri dhe përmirësim të shërbimit.

“Jam nga Danimarka është hera e parë në Shqipëri më pëlqen shumë sheshi dhe mënyra si është rikonstruktura, tani po shkojmë të shohim pazarin e ri. Pres me padurim të vizitoj plazhet në jug dhe malet në veri”, shprehet një turist.

“Njerëzit këtu janë shumë mikpritës”, thotë një tjetër.

Kjo është një pamje më se e zakonshme në këto ditë të nxehta, në rrugët e Tiranës. Grupe turistësh vizitojnë në mënyrë të organizuar objektet historike të kryeqytetit dhe po në mënyrë të organizuar vijojnë më pas turet në qytete të tjera të Shqipërisë.

Sipas agjencive turistike, polakët përbëjnë numrin më të madh të turistëve që po vizitojnë aktualisht Shqipërinë.

“Kemi 10 fluturime në javë nga Polonia, Sllovakia, Çekia. Sezoni ka filluar që 23 maj”, shprehet Rrahman Kasa i Unionit Turistik Shqiptar.

Sipas Unionit, thuajse të gjitha strukturat akomoduese që plotësojnë standardet e kërkuara nga agjencitë me të cilët tur operatorët shqiptarë kanë kontrata, janë të rezervuara.

Për investitorët privatë, operatorët kanë këtë kërkesë.

“Duhet të përmirësojnë infrastrukturën akomoduese dhe për hoteleve”, shprehet Rrahman Kasa i Unionit Turistik Shqiptar.

Ndërsa qeverisë i kërkojnë të kthejë vëmendjen nga infrastruktura rrugore në zonat turistike.

“Të marrë për të rregulluar 5 km përgjatë bregdetit Durrës-Kavajë. Vlora është goxha e pëlqyeshme për bregdetin që ka dhe ato nuk po tentojnë për shkak të kohës së transfertës dhe vonesën më të madhe e shkakton By Pass-in i Fierit”, shprehet Rrahman Kasa i Unionit Turistik Shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA