Tiranë, ulen çmimet e biletave për ish-komunat

16/06/2017 00:00

Banorët që jetojnë në ish-komuna përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave të autobusit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ai tha se falë negociatave me kompanitë e trnasportit publik është arritur ulja më e madhe e këtyre çmimeve.

“Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme për të gjithë zonën lindore të Tiranës, duke filluar nga Kërraba, Baldushku, Bërzhita dhe stacionet që kalojnë në Farkë. Ne kemi pasur një takim dhe një negociatë që nuk ka qenë e lehtë, sepse siç e dini licencat e autobusëve janë dhënë nga ish-komunat, por megjithatë ne kemi bërë uljen më të madhe të tarifave që ka ndodhur ndonjëherë për linjat e autobusëve në fshat në Tiranën e madhe”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Veliaj premtoi se brenda dy viteve të ardhshme do të marrë fund edhe problemi i saktësimit të hartave të tokës. 

“Unë e di që një nga problematikat kryesore ka qenë saktësimi i hartave të tokës dhe regjistrimi i akteve të marrjes së tokës në pronësi (AMTP). Fatmirësisht Prefekti, si ish-administrator njësie, e kupton fare mirë nevojën që kanë bashkia dhe prefektura për të bashkëpunuar për saktësimin e tokës dhe të kalojmë nga çudia me hartën e pronave, në një situatë ku secili merr aktin e marrjes së tokës në pronësi”, tha ai.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se Bashkia do të vijojë edhe projektin mbjelljen e pemëve të reja në kuadër edhe të projektit për Pyllin Orbital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA