Mirditë, asgjësohen 843 bimë kanabis; 2 të arrestuar

16/06/2017 00:00

Policia e Mirditës ka asgjësuar me anë të djegies 843 bimë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar 2 persona, në kuadër të operacionit të koduar “Agimi”.

Personat e arrestuar janë 21-vjeçari Gentjan Cupi dhe 32-vjeçari Fatmir Vila, banues në Kaçinar.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur Kushnen, në një zonë pyjore dyshohet se kanë përgatitur terrenin dhe kanë kultivuar 843 bimë narkotike.

Top Channel