Basha në Vlorë: Do ulim taksat

16/06/2017 00:00

Në Vlorë Lulzim Basha përmendi disa shifra për të treguar sesi sipas tij qeveria Rama ka keqpërdorur taksat e rritura të shqiptarëve në 4 vjet.

“350 milionë euro për zyra. Mund të ishin dyfishuar pensionet me ato lekë, subvencionuar fermerët. Tenderat i ka fituar gjithmonë e njëjta dorë, 10 miqtë e Edi Ramës”, tha Basha.

Lulzim Basha e shikon 25 qershorin si rastin më të mirë që u jepet shqiptarëve për të ndryshuar për mire jetën dhe për t’i dhënë fund krizës.

“Duhet një plan për ta nxjerrë Shqipërinë, një plan i zbatueshëm si ky që kam unë, një plan ekonomik i ngjashëm me atë që po aplikon sot presidenti Trump, me ulje taksash, ndihmë për sipërmarrjen për të krijuar vende pune, me investime në infrastrukturë që ndihmon zhvillimin dhe jo infrastrukturë rrush e kumbulla”, vijoi kreu i PD-së.

Lulzim Basha tregoi qëllimin kryesor të planit të tij ekonomik.

“Paratë janë tek një grusht njerëzish. Ky plan bën rishpërndarjen  e parave. Kthen paratë tek njerëzit, tek konsumatori, tek pensionistët, tek njerëzit e thjeshtë. Me uljen e taksave, uljen e TVSH, menjëherë nis injektimi i miliona eurove që sot zhduken në xhepat e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. Këto para do të jenë në xhepat tuaj. 400 milione euro cvco vit për të shpenzuar vetëm me uljen e TVSH”, tha ai.
Basha thote se plani i tij është i mirëllogaritur dhe se ishte i gatshëm në çdo kohë të debatojë  me çdokënd, përfshirë Ramën, për realizimin e tij.

“Unë kam planin, kam përvojën, vendosmërinë, mbështetjen kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ju ftoj të bashkohemi të gjithë me 25 qershor të votojmë nr 6 dhe të hapim derën e një të nesërme të sigurtë. Fitore”, përfundoi ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta