Sekuestrohen mbi 300 kg kanabis në Kozanë

15/06/2017 00:00

302 kilogramë kanabis u sekuestruan nga Departamenti i Antidrogës së Kozanit, në vendin e quajtur “postoblloku i Nestorit”, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek.

Sipas Antidrogës, lënda narkotike ishte paketuar në 10 thasë dhe qe e fshehur në një furgon me targa greke që shoqërohej nga dy autovetura që drejtoheshin nga dy të rinj shqiptarë, 33 dhe 25 vjeç, të cilët u arrestuan në flagrancë.

Ata iu thanë agjentëve se drogën e kishin ngarkuar në zonën kufitare mes dy vendeve dhe se do ta dërgonin në Athinë, ku do të shpërndahej në zonat periferike të kryeqytetit helen.

Lënda narkotike dhe dy automjetet u sekuestruan, ndërsa për të arrestuarit gjykata e Kozanit vendosi t’i lërë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

Top Channel