Rreth 37 mijë maturantë në testin e matematikës

15/06/2017 00:00

Rreth 37 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të matematikës. Por rreth 2 orë pasi maturantët kishin hyrë në provim njëra nga tezat e provimit, varianti A është publikuar në një rrjet social çka hedh dyshime se ndonjë maturant mund të ketë përdorur celuar ose administratorët që kanë qëndruar nëpër salla.

Pasi dolën nga provimi në orën 12.00 maturantët pohuan se varianti i publikuar u kish rënë në provim.

Maturantët thonë se në momentin që ka nisur provimi ishte e pamundur të komunikoje pasi në sallë dhe në koridore qëndrojnë administratorët e provimeve. Në lidhje me pyejtjet, maturantët thanë se pyetjet ishin të një niveli mesatar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA