
Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi kërkesën e Ergys Faslisë, i cili, siç edhe të bashkëarrestuarit me të, kërkoi të lërë qelitë.
Faslia është i dyshuar së bashku me tre të tjerë për veprat e nxitjes së urrejtjes fetare dhe rekrutimit të shtetasve për të luftuar në Siri. Shkodrani me profesion berber u arrestua së bashku me imamin Xhezair Fishti, Medat Hasani dhe Bekim Protopapa gjatë një operacioni që u vendosi prangat edhe 9 shtetasve të tjerë në Kosovë.
Të dyshuarit me prirje radikale dhe që jozyrtarisht dyshohen si lidhje të Lavdrim Muhaxherit, u arrestuan para ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael, pasi, sipas shërbimeve sekrete, po planifikonin të sulmonin stadiumin “Loro Boriçi”.
Deri më tani, asnjëri nga të arrestuarit nuk i ka pranuar akuzat, ndërkohë që Prokuroria e Krimeve të Rënda po vijon hetimet edhe ndaj personave të tjerë.
Top Channel