
Një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike është goditur në Portin e Durrësit.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës, në bashkëpunim me Seksionin kundër Narkotikëve, kanë parandaluar trafikimin e 207 kg kanabis sativa drejt Italisë.
Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, Jetmir Muçalijaj, 43 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, është shpallur në kërkim pronari i mjetit që transportonte lëndën narkotike, shtetasi me iniciale E.S., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Mbrëmjen e kaluar, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në mjetin autobus tip Skania, në pjesën e rrotave të pasme të autobusit ishte përshtatur një vend, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 180 pako me peshë rreth 207 kg kanabis.
Specialistët dhe grupi hetimor vijojnë punën për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal.
Top Channel