Vasili denoncon goditjen e një anëtari të LSI-së
14/06/2017 00:00
Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se një anëtar i forcës politike që ai drejton në zonën e Zharrëzës në Fier, është goditur nga një person, sipas tij, i Partisë Socialiste.
Vasili akuzon policinë se nuk ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje dhe i kërkon Partisë Socialiste që të distancohet nga akti.
“Policia e droges nuk ka arrestuar kriminelin. PS të dënojë aktin dhe të distancohet nga kriminelët”, thotë ai.
Vasili, që kryeson listën e LSI-së në Qarkun e Fierit thotë se dega e PS-së në Fier mban përgjegjësi të rëndë për armiqësinë e krijuar.
“Përgjigja jonë do të jetë shumë e ashpër.Nuk do të falsim asnjë që guxon të bëjë presion”, thotë kreu i LSI-së.
Top Channel