Punonjësit e administratës si komisionerë, Mandija: Ok angazhimit

14/06/2017 00:00

Zv.kryeministrja Ledina Mandija ka rikonfirmuar se punonjësit e administratës publike mund të angazhohen si komisionerë në nivele të ndryshme për administrimin e zgjedhjeve.

Përmes një njoftimi për shtyp, zv.kryeministrja, në cilësinë e kryetares së task forcës, ka bërë me dije se, asnjë ministër nuk ka dhënë urdhër për të penguar angazhimin e këtyre punonjësve si komisionerë pranë KZAZ-ve.

Megjithatë, sikurse thotë njoftimi, ekziston një kusht i vetëm.

“Punonjësi i administratës shtetërore ka të drejtë të angazhohet si komisioner zgjedhor, në përbërje të KZAZ-ve, KQV-ve dhe GNV-ve pasi të ketë njoftuar paraprakisht me shkrim eprorin direkt dhe njësinë e personelit për këtë veprimtari, si dhe të ketë marrë lejen me shkrim nga eprori”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Top Channel