Akuzohet për mashtrim, Prokuroria kërkon 7 vite burg për Rrakllin

14/06/2017 00:00

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 7 vite burg për ish-lojtarin e Kombëtares dhe ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare të femrave, Altin Rraklli, i cili akuzohet për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Rraklli dyshohet se ka mashtruar një shtetas, të cilit i ka marrë një shumë prej 150 mijë eurosh, për të mos ia kthyer më.

Avokati i Rrakllit, në mungesë të klientit të tij kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar aktet e dosjes hetimore, kërkesë e cila u pranua nga gjykata.

Me procedurën e gjykimit të shkurtuar, nëse Rraklli do të shpallet fajtor, ai do të përfitojë ulje sa 1/3-ta e masës së dënimit që do të vendoset në fund nga gjykata.

Vendimi ndaj Altin Rrakllit pritet të jepet nga Gjykata e Tiranës pas dy javësh.

Top Channel