Vrasja e kryekomisarit, rrëzohet rekursi i Arben Frrokut
13/06/2017 00:00
Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e shtetasit Arben Frroku, i cili kërkoi pafajësi, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit që e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e ish-shefit të policisë Dritan Lamaj.
Biznesmeni Frroku ndërkohë ndodhet i arrestuar në Holandë, ku edhe po përpiqet t’i shpëtojë kërkesës së drejtësisë shqiptare për ta ekstraduar.
Kryekomisari Dritan Lamaj u vra në vitin 2013 dhe pas hetimeve prokuroria identifikoi si autor të krimit Arben Frrokun, i cili më herët ishte konflikuar me Lamajn për shkak të detyrës që ai mbante si shef i komisariatit numër 6 në Tiranë.
Top Channel