Vlorë, e përplas makina, humb jetën 53-vjeçarja
13/06/2017 00:00
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së martës në qytetin e Vlorës, ku një grua 53-vjeçare ka humbur jetën.
Sipas një njoftimi për shtyp të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50 në lagjen “10 Korriku”, kur shtetasja S.Hoxhaj, duke drejtuar automjetin e saj tip “Smart” ka goditur gruan e identifikuar me inicialet Miroshe Kasaj.
Me të marrë njoftimin, forcat e policisë janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, duke bërë dërgimin e 53-vjeçares në spital, ku ajo nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ndërkohë është bërë edhe shoqërimi i drejtueses së mjetit për sqarimin e rrethanave.
Top Channel