Uber në telashe, shefi i kompanisë, “leje” me detyrim

13/06/2017 00:00

Shefi i Uber, Travis Kalanick planifikon që të marrë një leje të gjatë nga kompania dhe mund të kthehet me një rol të reduktuar.

Lëvizja e tij pason rekomandimet e bëra pas një rishikimi të manaxhimit dhe praktikave në firmë. Rishikimi u bë pas pretendimeve të një ish-nëpunësja që tha se kompania injoroi ankesat e saj për ngacmim seksual dhe diskriminim gjinor.

Të dielën bordi drejtues i Uber votoi unanimisht në favor të rekomandimeve të raportit të hartuar nga ekspertë ligjorë, përfshirë ish-prokurorin e përgjithshëm të SHBA, Erik Holder, duke pranuar problemin në kompani.

Si pasojë, përgjegjësia i shkon Kalanick, ndërsa pritet që një pjesë e mirë detyrave të tij ti kalojnë zyrtarëve të tjerë të kompanisë. Në një email dërguar punonjësve, Kalanick shkruan se ai duhet të gjejë veten dhe të shndërrohen në liderin që ata meritojnë, në mënyrë që kompania të kthejë faqe.

Kalanick nuk tha se kohë do të qëndrojë me leje, por ky vendin pason largimin e disa shefave nga kompania. Kjo e fundit është përballur me mjaft probleme që kulmuan javën e shkuar me shkarkimin e më shumë se 20 personave për bullizëm dhe ngacmime seksuale. 

Në të shkuarën Uber mori emër të keq për kulturën agresive të biznesit, madje edhe për padinë nga Google për vjedhje të sekreteve të makinave autonome.

Top Channel