Rama: Financat e shtetit, të sigurta

13/06/2017 00:00

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi elektoral në Kukës, deklaroi se financat e shtetit janë të sigurta.

“Në 4 vitet e ardhshme do të financojmë 100 milionë dollarë për rrugët që lidhin tregun me prodhimin. I kemi të sigurta financat e shtetit, nuk kemi më borxhe. Jemi gati që rrogën minimale ta çojmë në 30 mijë lekë. Jemi gati që rrogat në administratë t’i rrisim me 40%”, premtoi Rama.

Kryeministri bëri edhe një herë thirrje që në “në zgjedhjet e 25 qershorit të mos shkojmë të ndarë nën flamujt e partive”.

“Në çdo vend po ngrihet fryma e bashkimit në një vizion për kombin tonë”, theksoi Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta