
Lulzim Basha e thotë me krenari se plani i tij ekonomik ka vulën e CDU-së së kancelares Merkel. E kur kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet, këshilltari për Politikën e Jashtme të grupit parlamentar Kristian-Demokrat gjerman, Hans Joakim Falenski, e konfirmoi këtë.
“Partia Demokratike në bashkëpunim me CDU kanë zhvilluar këtë program ekonomik, që siguron një ekonomi të fortë dhe me shumë vende pune. CDU bashke me Angela merkel e vërtetojnë çdo ditë që ky program funksionon dhe çdo ditë krijohen vende të reja pune. Prandaj iu them që ky program funksionon. Prandaj na besoni ne, i besoni Lulëzim Bashës”, u shpreh Falenski.
Sipas Falenskit investimet e huaja janë një domosdoshmëri për zhvillimin e Shqipërisë.
“Cili investitor i huaj do të investonte në Shqipëri kur këtu nuk ekziston shteti ligjor? Dhe kjo duhet të ndryshohet urgjentisht. Prandaj në 25 qershor ky vend meriton një qeveri me Lulzim Bashën dhe me Partinë Demokratike. Ne besojmë se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike do të sigurojnë një shtet ligjor në këtë vend”, tha Falenski.
Aleati gjerman i BashËs, perverse akuzoi Ramën si personin që e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës dhe qeverisi me persona me rekorde kriminale, tregoi edhe një arsye perse sipas tij shqiptaret nuk duhet ta votojnë.
“Sipas një sondazhi serioz 56 përqind e shqiptarëve duan të largohen nga ky vend për arsye ekonomike. Ata duan të largohen, sepse nuk mund të durojnë më qeverinë Rama. Çfarë rekordi negativ. Por a duhet të thërrasim vetëm Rama ky është turp? Jo! Qeveria Rama duhet të ikë. Kjo është më e thjeshta dhe më e mira”, shtoi ai.
Këshilltari gjerman i CDU-së kishte edhe një mesazh për integrimin europian të vendit.
“I tregoni kartonin e kuq Partisë Socialiste dhe LSI-së. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Europa ka nevoje për këtë ndryshim. Votoni për ndryshimin e qeverisë dhe Shqipëria do të futet me shpejt në Europë”, theksoi Falenski.
Top Channel