PBDNJ: Na dëboi PDIU. IKMT dëboi 15 familje në Dhërmi

13/06/2017 00:00

PBDNJ dhe OMONIA kanë reaguar lidhur me disa shembje të ndodhura në zonën e Dhërmiut, ku kanë akuzuar Kryeministrin Edi Rama, si organizator të tyre.

Në deklaratë, thuhet se IKMT, e drejtuar nga PDIU, ka dëbuar 15 familje nga Dhërmiu.

“Është një akt vandal i motivuar nga subkoshienca nacionale i organeve ekzekutive të shtetit që për vete është nën ndikimet e një Kryeministri totalisht të paragjykuar për popullsitë e atyre trevave, historinë dhe destinacionin e tyre.” – thuhet në reagimin e PBDNJ-së, e cila kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të ndaluar këto veprime.

Top Channel