Ilir Meta, gjatë takimeve të LSI-së në Pogradec, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk di të drejtojë.
“Të mos harxhohen më fonde për të blerë palma të shtrenjta që janë tharë në autostradë, por të jepen për bujqësinë. Nuk e ka fajin Edmond Panariti që Edi Rama nuk i jepte fonde bujqësisë. Fajin e ka Edi Rama sepse nuk di të drejtojë. Për këtë faj do të marrësh përgjigje më 25 qershor”, tha Meta.
“Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre të pabesëve që e shitën Bashkinë e Pogradecit. Le ta dëgjojë Edi Rama, nuk do të ketë votë socialiste për atë që shiti Bashkinë e Pogradecit. Jo vetëm e shitën bashkinë, që të mos i merrte aleati strategjik LSI që i qëndroi korrekte kudo, por edhe e kanë katandisur Pogradecin në bashki të kategorisë së tretë, duke mos e mbështetur me fonde e projekte, duke penalizuar një popull të tërë”, shtoi Meta.
Kreu i Kuvendit theksoi më tej se “kemi politikanë të llastuar që kujtojnë se i bëjnë nder popullit duke qeverisur në mënyrë arbitrare”.
Top Channel