
Mosdorëzimi brenda afateve i propozimeve për Komisionerë të Qendrave të Votimit nga të gjitha subjektet politike, ka detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’u drejtohet publikisht 4 partive politike, për të përmbushur këtë detyrim, afati i të cilit ka skaduar që në datë 5 qershor.
“KQZ u kërkon partive politike; Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Lëvizjes Socialiste për Integrim që të dorëzojnë menjëherë pranë KZAZ-ve, propozimet për komisionerë të Qendrave të Votimit”, tha zëdhënësja e KQZ-së.
Më herët, me anë të një letre, KQZ u është drejtuar Kryeministrisë, të gjitheëministrive, kryetarëve të bashkive dhe Prefektëve, pasi është vërejtur se po u krijohen pengesa Komisionerëve Zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune.
KQZ ka kërkuar që në zbatim të ligjit, të mos krijohen pengesa të cilat, sipas saj, çojnë deri në rrezikimin e mbarëvajtjes se zgjedhjeve më 25 qershor.
Top Channel