Delvinë, sekuestrohen mbi 50 kg lëndë narkotike

13/06/2017 00:00

Në vijim të masave për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, uniformat blu të komisariatit të Delvinës kanë sekuestruar mbi 50 kg kanabis.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, agjentët kanë ushtruar një kontroll në vendin e njohur si Siqill, ku kanë gjetur sasinë e drogës të fshehur brenda 4 bidonëve plastikë.

Pesha totale e lëndës narkotike ka qenë 51 kg, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që lidhur me praninë e saj janë shpallur në kërkim dy persona, me inicialet M.H dhe R.H, përkatësisht 24 dhe 29 vjeç.

Top Channel