Basha në Klos: Vetëm ekonomia e fortë rrit punësimin

13/06/2017 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Klosit, në Dibër, ku është njohur me hallet dhe nevojat e tyre.

“Vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë punësimin dhe do të përmirësojë jetën e dibranëve dhe gjithë shqiptarëve”, u është përgjigjur Basha.

Sipas tij, kjo do të arrihet me planin e tij ekonomik të taksave të ulta, mbështetjes së drejtpërdrejtë me fonde për fermerët dhe nxitjes së zhvillimit të fabrikave prodhuese.

Ndërkohë, nga Durrësi, këshilltari i kancelares Angela Merkel, Hans Joachim Falenski vlerësoi programin ekonomik të Partisë Demokratike si efikas, të realizueshëm e që do të vërë në lëvizje ekonominë shqiptare.

Ky program, tha Falenski, funksionon çdo ditë në Gjermani, krijon vende pune dhe do funksionojë edhe në Shqipëri.

“Qeveria Rama duhet të ikë dhe kjo është më e thjeshja dhe më e mira. Socialistët nuk mund të bëjë ekonomi dhe nuk mund të menaxhojnë para. Kjo qeveri nuk ia ka arritur dhe nuk e ka bërë këtë. Partia Demokratike në bashkëpunim me Partinë Kristian-Demokratike Gjermane dhe me Fondacionin Kondard Adenauer ka hartuar këtë program ekonomik. Ky program siguron një ekonomi të fortë dhe më shumë vende pune. Partia Kristian-Demokratike Gjermane së bashku me Angela Merkelin e vërtetojnë cdo ditë që ky program funksionon dhe cdo ditë krijohen vende të reja pune. Prandaj ju them që ky program funksionon ndaj na besoni ne dhe i besoni Lulzim Bashës. Shkoni votoni me 25 Qershor. Ju thoni të gjithë miqve dhe të njohurve tuaj të shkojnë të votojnë. Votoni për ndryshimin e qeverisë dhe do hyni më shpejt në Europë”, tha Falenski.

Top Channel