“Dua t’i uroj mirëseardhjen këtu, Valentina Leskajt, Namikut, profesor Servetit, profesor Et’hemit, të cilët janë nga të pranishmit më të rëndësishëm, që i dhanë jetë Partisë Socialiste, 26 vite më parë. Po ashtu, një mirëseardhje për të gjithë të tjerët, që në një mënyrë ose në një tjetër, kanë qenë pranë Partisë Socialiste në gjithë këto vite, kanë marrë pjesë në betejat tona”.

Me një falenderim për ata që themeluan partinë që ai drejton, Edi Rama iu drejtua  socialistëve të rinj e të vjetër në këtë ditëlindje të 26 të Partisë Socialiste.

Një festë në mes të fushatës kjo, ndaj dhe Rama nuk harroi të përcjellë mesazhin.

“Janë zjgedhje në një udhëkryq mes mundësisë reale për të filluar negociatat me Bashkimin Europian. Nga ana tjetër, siç ka shumë për të fituar, ka edhe shumë për të humbur nëse bëjmë në vendnumëro e lërë pastaj nëse kthehemi pas. Ende themelet janë të brishta dhe megjithë respektin për profesor Halimin që është këtu, më të mirë se ne nuk ka”, tha Rama.

Ndërkohë, Halim Kosova zbuloi dhuratën e tij për këtë ditëlindje të Partisë Socialiste.
 
“Edhe tani duket bërë shaka, meqënëse zoti Rama tha i vetmi votues kundër është doktor Halimi, unë i thashë nga afër, që nuk dua të të mërzis, por qëkur hyra shumë vetë më thanë që pavarësisht që jemi këtu, për ty e kemi votën”, deklaroi ai para gazetarëve.

Top Channel