E përplas makina, vdes drejtuesi i motoçikletës

11/06/2017 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan.

Një mjet me targë AA 553 LE është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

Mjeti drejtohej nga 40 vjeçari D.G., banues në Fier, ndërsa viktima ishte shtetasi K.Rr., banues në Lushnjë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Top Channel