Dita e parë e sheshit. Vizitorë, turistë të huaj dhe qytetarë

11/06/2017 00:00

Një ditë pas hapjes së sheshit “Skënderbej”, të shumtë janë qytetarët që kanë vërshuar në zemër të kryeqytetit, kuriozë për ta parë atë, por edhe për të fiksuar përmes aparatit të tyre fotografik momente nga vizita e tyre e parë në këtë shesh.

“Sheshi duket shumë bukur, ka ambiente të bollshme, argëtim për fëmijët, fantastik”, tha një nënë.

“Na duket shumë i bukur, shumë i mirë”, tha një qytetar.

“Gjëja më e bukur. Kam qenë edhe në Angli, nuk e kam parë këtë bukuri të madhe”, tha një burrë në moshë.

Ka edhe turistë të huaj, të cilët vizitojnë për herë të parë Tiranën dhe sheshin, siç është edhe njëri nga Turqia.

TCH: Është hera e parë që vizitoni Shqipërinë?

Shtetasi turk: Po, është hera e parë. Në fakt jam i mahnitur. Prisja diçka…si ta them, diçka më të vjetër. Është një shesh i ri, i arreduar mirë, një shesh shumë i mirë.

“Unë jam arkitekt dhe vij nga Londra. Jam i mahnitur. Kjo është bërë nga gurë të ndryshëm, marrë nga e gjithë Shqipëria. Ata ngrihen në mes të sheshit, gjë që ndryshon nivelin e sheshtë përreth dhe mendoj se është shumë gjë e bukur. Mendoj se është një vend i bukur për t’u argëtuar. Shpresoj që të vizitohet nga sa më shumë njerëz”, tha vizitori anglez.

Por ata që i gëzohen më shumë, duken se janë më të vegjlit, të cilët argëtohen pranë shatërvanit.

Top Channel