
Një masiv dheu i ka marrë jetën një punonjësi të Ujësjellësit të Fierit. Petrit Muhaj po punonte për riparimin e një defekti në linjën që furnizonte me ujë të pijshëm fshatin Kafaraj.
Në punime e sipër, një masiv dheu është shkëputur dhe e ka zënë poshtë 57-vjeçarin. Me shpejtësi ai është nxjerrë nga shokët e tij dhe është transportuar për në spitalin e Fierit, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Petrit Muhaj, banues në njësinë administrative Frakull, ishte pjesë e brigadës së Ujësjellës Kanalizimeve Fier, të cilët po ndihmonin në rritjen e shpejtësisë së veprimeve të defektit të shkaktuar në linjën e ndërtuar disa muaj më parë.
Një grup hetimor ka nisur mbikëqyrjen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Top Channel