Kosovarët drejt bregdetit
10/06/2017 00:00
Muaji i Ramazanit nuk i ka penguar mijëra shtetas nga Kosova që të nisen drejt Shqipërisë për të pushuar.
Për shkak të fluksit të lartë në pikën kufitare të Morinës në Kukës, është duke u punuar me 5 sportele.
Fluksi ka nisur që në orën 03:00 të mëngjesit dhe numri i personave që kanë hyrë në Shqipëri i kaloi 2 mijë vetë. Në hyrje të vendit janë regjistruar 600 autovetura dhe 25 autobusë.
Ngarkesa është e papërballueshme, ndaj janë ndjekur procedurat e përshpejtuara për të shmangur radhët dhe pritjet.
Autoritetet thonë se edhe e diela pritet të ketë ngarkesë, për shkak të ndeshjes Kosovë-Turqi, që do të luhet në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Top Channel