Kanabisi, policia vijon monitorimet për zbulimin e parcelave

10/06/2017 00:00

Forcat e policisë po vijojnë operacionin e monitorimit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Këtë të shtunë kanë qenë forcat e policisë së Tiranës që kanë mbikëqyrur nga ajri territorin në rang qarku.

Konkretisht është monitoruar territori i Shën Gjergjit, Dajtit dhe Zall-Bastarit.

Sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme, gjatë kontrollit nuk është evidentuar asnjë parcelë me lëndë narkotike.

Top Channel