Bimët medicinale, Ekonomi: Pjesë e paketës për bujqësinë

10/06/2017 00:00

Shqipëria përfaqëson rreth 47% të specieve në tregun ballkanik për bimët aromatike dhe medicinale.

Por, me gjithë ndihmën që ka dhënë qeveria, pretendohet më shumë. Kultivuesit kërkojnë të shndërrohen në një industri përpunimi.

“Sot jemi mbi 85% të forcës grumbulluese, përpunuese dhe eksportuese në vend, e cila çliron mbi 40 mln dollarë eksporte në vendin tonë, ose 90 mijë të punësuar”, ka deklaruar Filip Gjoka, president i IBMA-së.

Po si e ka mbështetur qeveria këtë sektor?

“Kemi mbështetur përpunues përmes fondit të konkurrueshmërisë, me një shumë prej 5.4 mln lekë”, tha ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi.

Sipas ministres, është e rëndësishme që aktorët në proces të kenë role të ndara dhe premtoi se mbështetja e të majtëve në mandatin e ardhshëm qeverisës do të vazhdojë.

“Ne kemi një paketë për bujqësinë. 232 milionë lekë, nga të cilat 100 mln lekë për rrugët dytësore në fshatra”, ka thënë Ekonomi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA