Vlorë, shpërthim në lagjen “Lirimi”
09/06/2017 00:00
Rreth orës 03:20 të ditës së sotme, në lagjen “Lirimi” të Vlorës ka ndodhur një shpërthim me pasoja të lehta.
Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati (lokal) në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me dinamit, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.
Top Channel