Spotify, platforma popullore e muzikës riblen një nga artistët më të mirë të momentit, Taylor Swift.

Ajo ka vendosur të ‘kthehet’ në shumë shërbime të ngjashme, pasi i braktisi mbi polemikat e politikës së lidhur me pagesën e të drejtave të albumeve.

Zëdhënësi i artistes ka konfirmuar se i gjithë katalogu i saj muzikor do të rikthehet në të gjitha shërbime e transmetimit të muzikës, dhe në Tidal dhe shërbimin Amazon. Lajmi edhe në Instagram, për të festuar shitjen e 10 miliontë të albumit “1989” dhe 100 milionë të këngëve singëll.

Taylor Swift ka Spotify në 2014 pikërisht para daljes së albumit të saj “1989”, fitues të Grammy dhe i pasur me hite të shumta. Këngëtarja e kishte vendosur online vetëm në Apple Music, por vetëm pasi kompania kishte pranuar të paguante të drejtat e riprodhimit edhe për tre muajt e provës, të vetmet falas për përdoruesit e saj.

Pas presionit mbi markën diskografike dhe të artistëve të kalibrit të Swift, Spotify në prill u detyrua të firmoë një marrëveshje me Universal Music Group për ti dhënë mundësinë artistëve të japin pë parë albumet dhe këngët vetëm për përdoruesit me pagesë.

Top Channel