Sheshi “Skënderbej”, përurimi me një koncert të madh

09/06/2017 00:00

Hapja e sheshit “Skënderbej” mbrëmjen e së shtunës do të jetë një festë e vërtetë për kryeqytetin. Të tillë e ka menduar Bashkia e Tiranës këtë moment, për të gjithë qytetarët që do të duan të festojnë këtë ngjarje në ora 19:30.

“Ky është një shesh mbarëkombëtar, është sheshi i të gjithë shqiptarëve, e për këtë ne kemi organizuar një koncert madhështor me 470 artistë të këngës popullore dhe muzike tradicionale nga veriu në jug, nga Çamëria, Labëria, arbëreshë dhe kemi sjellë edhe këngëtarë të huaj që këndojnë shqip”, shprehet Julinda Dhame

“Ashtu siç sheshi është i shtruar me gurë të ardhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, ashtu edhe muzika do të celebrohet me folklorin më të shquar të të gjitha krahinave shqiptare. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të sjellë në mbyllje kolonën zanore të gjithë historisë së popullit tone. Kolona e muzikës së filmit:“Skenderbeu””, thotë Zana Çela.

Por sheshi nuk do të jetë vetëm një vend pushimi për qytetarët. Në një kënd të tij, çiftet e reja do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

 “Ishte një ide shumë e mirë që rastisi edhe një vepër arti dhe një instalacion që me thënë të drejtën, është një risi edhe për sheshin edhe për sheshet në përgjithësi. Patjetër që do ta shfrytëzojnë çiftet si një altar dhe është i hapur për të gjithë, mjafton që të bëjë kërkesën pranë Bashkisë”, thotë Dhame.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta